Lajme

Greqia fillon ndërtimin e gardhit kufitar prej 27 km

By vizional

October 16, 2020

Greqia filloi ndërtimin e një gardhi të ri nëpër kufirin e saj verilindor me Turqinë, një projekt që synon të shmangë një përsëritje të tensioneve të marsit të kaluar kur mijëra migrantë u përpoqën të kapërcenin gardhin dhe të hynin në tokën e BE.

Puna e ndërtimit filloi nga zona e Feres.

Projekti ka një buxhet të përgjithshëm prej 62.9 milionë eurosh dhe është ndërmarrë nga një konsorcium i bashkuar nga katër kompani ndërtimi.

Ai do të ketë një gjatësi totale prej 27 kilometrash dhe tetë kulla vëzhgime të ngritura që do të ndërtohen për t’u përdorur nga ushtria greke.

Për më tepër, gardhi ekzistues, i cili u dëmtua në 2015, do të përforcohet me kangjella çeliku me madhësi 4.3 metra në lartësi, në vend të 3.5 metrave aktual.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Evros gjatë fundjavës për të vëzhguar punën.