“ Gratë kërkojnë kuotën prej 50% në qeveri dhe në bisedimet paqësore”...

“ Gratë kërkojnë kuotën prej 50% në qeveri dhe në bisedimet paqësore” ishte thirrja unanime nga Konferenca Ndërkombëtare e Lobit Rajonal të Grave të mbajtur në Selanik të Greqisë

297
0

Konferenca ndërkombëtare “ASNJËHERË MË URGJENTE: Investimi në Lidershipin e Grave në Politikë dhe Ndërtimin e Paqes” u mbajt në Selanik të Greqisë, organizuar nga Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE) dhe UN Women, me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë. Konferenca iu dedikua 21-vjetorit të Rezolutës 1325 të OKB-së dhe promovimit të Kompaktit të Barazisë së Gjeneratës WPS-HA, nënshkrues i të cilit është edhe RWLSEE.

 

Konferenca Ndërkombëtare ofroi një platformë për diskutime dhe shkëmbim idesh mes një game të gjerë të grave liderë të shquara nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe nga mbarë bota,  me përvojë në politikë vendimmarrje dhe në bisedime paqësore për zgjidhjen e konflikteve. Konferenca u fokusua në mënyrat e tejkalimit të barrierave ekzistuese për të arritur pjesëmarrje të plotë dhe kuptimplote të grave në politikë, qeverisje dhe procese zyrtare të paqes, ku gratë kanë dijeni dhe përvoja të mjaftueshme për të dhënë kontribut në ndërtimin e paqes së qëndrueshme, qeverisje demokratike dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.

Konkluzioni kryesor dhe thirrja kryesore e pjesëmarrëseve të konferences ishte që “Gratë kërkojnë kuotën prej 50% në qeveri dhe tavolina të bisedimeve paqësore”, si një thirrja e zëshme dhe  unanime duke theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet sepse është urgjente si kurr më parë.

Image preview

Këtë vit, konferenca gjithashtu kontribuon në Forumin e Barazisë së Gjeneratës, Kompaktin për Paqen dhe Sigurinë e Grave dhe Veprimin Humanitar (WPS-HA) i cili u lançua dhe synon të riformësojë paqen dhe sigurinë dhe proceset e veprimit humanitar për të përfshirë sistematikisht gratë dhe vajzat në vendimet që ndikojnë në jetet e tyre. Ky Kompakt është një udhërrëfyes për të siguruar që gratë dhe vajzat globalisht të mbrohen në përputhje me Rezolutën 1325. Konferenca trajtoji temat të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajon nga perspektiva e grave, përfshirë këtu: shqetësimet për paqen e brishtë dhe efektet negative të pandemisë në pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë do të trajtohen në lidhje me axhendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke pasur parasysh ndërveprimin e tyre dhe nevojën për të zhvendosur paradigmën e krijimit të paqes dhe ndërtimit të paqes për të përfshirë gratë si një fuqi strategjike për ndryshimet që na duhen. Konferenca do të shqyrtojë kushtet e krijimit të paqes përfshirëse gjinore duke theksuar urgjencën e barazisë gjinore në tavolinat ku vendoset për paqen dhe të ardhmen. Ajo  synon të rrisë ndërgjegjësimin ndërkombëtar dhe kombëtar se është urgjente si kurrë më parë të investohet në fuqizimin e lidershipit të grave dhe barazinë gjinore në politikë dhe vendimmarrje, në qeveri dhe në proceset formale të paqes, për një ndryshim shumë të nevojshëm për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Image preview

Konferenca ndërkombëtare filloi me fjalimet frymëzuese të Edita Tahirit, ish-zëvendëskryeministre e Kosovës dhe kryetare e RWLSEE; Alia-El Yassir, Drejtoreshë Rajonale për UN Women, Evropë dhe Azinë Qendrore, Karin Hernmarck, Ambasadore e Suedisë në Kosovë dhe Ulrika Richardson, Programi i Kombeve të bahskuara për zhvillim në Kosovë.

 

Edita Tahiri, kryetare e RWLSEE, në fjalën e saj të hapjes, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në konferencën ndërkombëtare, duke shprehur lumturinë për takimin sërish në vend, pas pushimit të kushtëzuar nga kufizimet pandemike. Ajo përshëndeti veçanërisht Alia El-Yassir, Drejtoreshë Rajonale e UN Women, udhëheqja dhe mbështetja e vazhdueshme e së cilës kanë qenë burim frymëzimi dhe inkurajimi për Lobin Rajonal të Grave dhe sukseset e tij. Tahiri përshëndeti dhe shprehu vlerësimin e lartë për Ellen Swedenmark dhe Qeverinë e Suedisë për mbështetjen dhe financimin e tyre të vazhdueshëm për Lobin Rajonal të Grave. Ajo theksoi më tej se partneriteti strategjik i RWLSEE me UN Women dhe Qeverinë e Suedisë kanë bërë të mundur që të arrijmë deri këtu, në përpjekjet tona të përbashkëta për të shkurtuar rrugën e barazisë gjinore dhe për të formësuar një të ardhme gjithëpërfshirëse gjinore. Ajo gjithashtu përshëndeti negociatat e njohura të paqes nga bota dhe rajoni dhe ekspertët ndërkombëtarë që ishin pjesë e kësaj konference të rëndësishme dhe për kontributin e tyre drejt qëllimit të përbashkët. “Ka ardhur koha për ndarjen e pushtetit gjinor dhe ne do të vazhdojmë në luftën tonë të përbashkët derisa gratë të jenë të barabarta në tavolinat vendimmarrëse. Tani është e qartë dhe e njohur gjerësisht se fuqia e grave është një aset strategjik që nuk mund të injorohet më. Ne duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet për vitin 2030 për t’i bërë realitet idealet tona të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë. Nëse presim edhe një shekull që kjo të ndodhë, do të thotë që ne si gra kemi dështuar. Prandaj le të bëjmë më të mirën për realizimin e ëndrrës sonë”, tha Edita Tahiri. Ajo në mënyrë të veçantë përgëzoi të gjithë anëtarët e Lobit dhe ekipin për 15 vitet e suksesshme që po shënon këtë vit dhe tha se puna  nuk do të ndalet kurrë deri sa të arrihen idealet tona të barabarta gjithëpërfshirëse. dhe të ndërtohet e ardhmja e qëndrueshme.

Image preview

Alia El-Yassir, Drejtoreshë Rajonale e OKB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore kujtoi rëndësinë e Rezolutës 1325 të KS të OKB-së, një rezolutë historike që lidh barazinë gjinore dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, e cila për  herë të parë njohu pjesëmarrjen e grave si çelës për zgjidhjen e konfliktit dhe sigurimin e paqes. Ajo theksoi se organizatat për të drejtat e grave, si Lobi Rajonal i Grave, janë gardianët e vërtetë të agjendës së Paqes dhe Sigurisë së Grave dhe janë thelbësore në funksionalizimin e saj. “Dëshmitë janë të qarta: të kesh gratë në tryezën e paqes gjeneron më shumë, forcon përgjegjshmërinë për zbatimin dhe gjithashtu e bën paqen më të qëndrueshme sepse, me kontributin e tyre, marrëveshjet shkojnë përtej sferës së pushtetit në realitetet e njerëzve”. Së fundi, El-Yassir vlerësoi punën e RWLSEE për të ndikuar në ndryshime të rëndësishme në favor të fuqizimit politik të grave në vendimmarrje dhe ndërtimin e paqes në të gjithë rajonin, për të kontribuar në gjurmimin e procesit të paqes ndërmjet grave politikane dhe parlamentare nga Kosova dhe Serbia në mbështetje të Dialogut të Brukselit. Së fundi, ajo inkurajoi gratë dhe RWLSEE që të përforcojnë mesazhet në lidhje me WPS dhe të vazhdojnë përpjekjet e saj në promovimin e qëllimeve , duke inkurajuar dhe mbrojtur të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, si dhe të punojnë së bashku me liderët ndër breza, si agjentë të ndryshimit për një të ardhme më të mire  për të gjithë.

 

Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, përgëzoi Lobin Rajonal të Grave për një ngjarje kaq të rëndësishme në 21-vjetorin e Rezolutës 1325 për sjelljen e grave nga rajoni dhe anembanë rajonit për të diskutuar mbi ruajtjen e paqes dhe të ardhmen e paqes, e cila është e një rëndësie të lartë dhe forcon qëllimet kryesore të pjesëmarrjes së grave në tryezat e negociatave. Ajo tha se RWLSEE është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit rajonal midis grave që punojnë në një mjedis pas konfliktit për ndërtimin e paqes, pajtimit dhe barazisë gjinore dhe se forca që mban lobi Rajonal i Grave mund të vihet me të vërtetë për një mjedis më paqësor, të sigurt dhe të favorshëm në rajon. Ajo e përfundoi fjalimin e saj duke shtuar se OKB-ja është e gatshme dhe do të vazhdojë të jetë një partner i ngushtë për të mbështetur RWSLEE në të ardhmen.

 

Karin Hernmarck, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, e nisi fjalën e saj hyrëse duke kujtuar tre R-të thelbësore të grave në tryezën e negociatave: të drejtat, burimet dhe përfaqësimin. Ajo tha se të drejtat dhe burimet janë diçka që gratë kanë, por atyre u mungon përfaqësimi për shkak të vendimeve dhe ideologjive të burrave, arsyeje kjo  pse vetëm një numër i kufizuar i grave ulen në tryezë. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të pasur gra në tryezën e negociatave dhe se kjo arrihet vetëm kur gratë i bindin meshkujt që të heqin dorë nga vendet e tyre dhe t’ua lënë ato grave. “Ky është trajtimi i grave si pjesë e barabartë e shoqërisë, jo si rezultati më i mirë, por si një gjë e drejtë.” Së fundi, tha ajo, se është e bindur që gratë pjesëmarrëse në këtë Konferencë Ndërkombëtare do ta shtyjnë përpara këtë agjendë.

 

Konferenca vazhdoi me diskutimet e panelit të parë të fokusuar në temën “Proceset e paqes përfshirëse gjinore: Pse është thelbësore që gratë të jenë në tryezë?” në të cilën folën gra negocatore të paqes nga e gjithë bota dhe Ballkani, si dhe ekspertet e agjendës botërore për gratë, paqen dhe sigurinë. Në mesin e folëseve ishin Luz Helena Sarmiento, Negociatore e Marrëveshjes së Paqes në Kolumbi, Shadia Marhaban, Negociatore e Marrëveshjes së Paqes në Acheh, Ulrika Richardson, Kordinatore rezidente e OKB në Kosovë, Mavic Belezza, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit Global të Grave Paqendërtuese, Christine Bell, Profesore e së Drejtës Kushtetuese dhe Eksperte për Marrëveshjet e Paqes të Përgjegjshme Gjinore, Jennifer Bradshaw, Eksperte Ndërkombëtare për Axhendën e WPS dhe Gratë në Proceset e Paqes, Flora Macula, Eksperte Ndërkombëtare e Çështjeve Gjinore dhe Drejtuese e UN Women në Cox’s Bazar, Sonja Biserko, Drejtore e Komitetit të Helsinikt nga Serbia, Edita Tahiri, Negociatore e Marrëveshjes së Paqes në Rambuje dhe kryenegociatorja në dialogun e Brukselit dhe Vesna Ozbolt Skare, Kryenegociatore e Marrëveshjes së Erdut në Kroaci.

Image preview

Konferenca vazhdoi edhe me dy panele të tjera diskutimi intensiv mbi urgjencën e lidershipit të grave në politikë, në vendimmarrje dhe ndërtim të paqes dhe në parti politike, ku morën pjesë: Eglantina Gjermeni, Vlora Tuzi-Nushi, Memnuna Zvizdic, Irina Pockova Natasha Mihajlovic, Nada Drobnjak, Luljeta Vuniqi, Arjeta Rexhaj, Mesila Doda, Dalida Demirovic, Savka Todorovska, Olena Papuga, Ljubomirka Asovic dhe Tamara Vukicevic. Paneli i fundit barazia gjinore në paqëndërtim përfshiu diskutimin në mes gazetareve ku folëse ishin: Nada Teshanovic Xhevahire Izmaku, Vera Didanovic, Mirjana Davidovska dhe Zeljka Zvicer.

 

Konferenca Ndërkombëtare mblodhi gra lidere në politikë, shoqëri civile, deputete, përfaqësuese të qeverive, gra negociatore të njohura botërore për paqen, eksperte ndërkombëtare në WPS dhe avokuese për barazinë gjinore, gra nga media dhe komiteti drejtues i RWLSEE dhe të gjitha anëtarët nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Konferencë morrën pjesë: Alia El-Yassir, drejtore e UNWomen për Evropë dhe Azi Qendrore, Kryesuesja e Lobit RWLSEE: Edita Tahiri, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Ulrika Richardson, Koordinatore Rezidente e OKB ne Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, UN Women për Kosovë,  Anëtaret e Komitetit Drejtues të Lobit: Eglantina Gjermeni, Nada Drobnjak, Sonja Biserko, Irina Pockova; anëtaret e RWLSEE nga Shqipëria: Mesila Doda, nga Bosnia dhe Hercegovina: Nada Tesanovic, Nada Golubovic, nga Kroacia Tamara Vukicevic, nga Kosova: Time Kadriaj, Hykmete Bajrami, Luljeta Vuniqi, Xhevahire Izmaku dhe Arjeta Rexha, nga Mali i Zi: Ljubomirka Asovic, nga Maqedonia e Veriut: Savka Todorovska ,gra politikane dhe deputete nga Serbia: Natasa Mihajlovic, Olena Papuga dhe Katarina Strbac, nga Bosna dhe Hercegovina: Dalida Demirovic, perfaqesuese te shoqerise civile, Edlira Çepani dhe Elona Gjebrea përfaqësuese nga mediat: Vera Didanovic, Mirjana Davidovska, Zeljka Zvicer. Po ashtu, në Konferencë morën pjesë Koordinatorje e RWLSEE Diana Cekaj-Berisha dhe asistentja ekzekutive Nita Bakalli -Istrefi.

 

Image preview