Lajme

Granit Xhaka së shpejti baba pë herë të dytë, çifti zbulon gjininë me anë të biskotave

By vizional

January 29, 2021

Leonita dhe Granit Xhaka do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë e këtë lajm e ndanë me ne pak ditë më parë përmes një fotoje mjaft të ëmbël në rrjetet sociale.

Çifti shfaqeshin duke pozuar para pasqyrës teksa vogëlushja e tyre Ayana puthte barkun e rrumbullakosur të së ëmës. Shumë shpejt, Leonita e Graniti kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Ayana do të bëhet me motër.

Leonita e zbuloi gjininë përrmes disa biskotave rozë ku shkruhet se bebi është vajzë. Në një prej biskotave shkruhet “Motra e madhe Ayana”, e cila me siguri po e pret me padurim bebushen. “Familja jonë po rritet, mezi po presim të të takojmë”-shkroi Xhaka.