Grabitje me armë në Korçë

Grabitje me armë në Korçë

129
0

Korrespodenti nga Korça na njofton  se ne prag te mesnates  ka ndodhur një grabitje me armë.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit juglindor.

Persona të maskuar janë futur në një banesë ku jetonte një çift të moshuarish.

Sipas të dhënave të para, grabitësit nën kërcënimin e armës kanë marrë para dhe sende me vlerë në banesën e të moshuarve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Shperndaje