Grabitja spektakolare në Rinas, Gjykata i jep 2 javë kohë Prokurorisë: Të...

Grabitja spektakolare në Rinas, Gjykata i jep 2 javë kohë Prokurorisë: Të vërtetohet vdekja e Admir Muratajt

179
0

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, i dyshuar si organizatori i grabitjes në Rinas.

Në seancën e sotme, Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00. Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.