Kronike

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

By vizional

April 22, 2019

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar të dyshuar për grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Të arrestuarit janë F. Beqiraj, A. Bengasi, R. Sula dhe Saimir Çela.

Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Dje në qytetin e Elbasanit, policia ka shoqëruar dy persona, njëri prej të cilëve është Klement Cala, pronar i një servisi në këtë qytet që dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit duke modifikuar furgonin me të cilin u krye grabitja e parave.