Policia ka vënë në pranga 3 persona të cilët grabitën 11 milionë lekë nga posta e Krujës para 3 ditësh.
3 personat (emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia) dyshohet se janë autorët e grabitjes së Postës së Krujës.
Mëngjesin e së hënës, persona të panjohur hynë në postën e Krujës dhe thyen njërë nga dy kasafortat duke grabitur 11 milionë lekë, të cilat i përkisnin fondit të pensioneve. Për këtë ngjarje, policia ka vënë fillimisht në pranga rojen e postës B.P. dhe specialistin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili akuzohet se nuk ka njoftuar forcat e policisë.