Lajme

Grabiti farmacinë, tifozi i Romës: Mirupafshim derbi, tani do e shoh ndeshjen në… qeli

By vizional

January 26, 2020

Hajduti ka deklaruar në komisariat se ndien keqardhje që nuk do të shkojë në stadium, duke shtuar se këtë derbi do të jetë i detyruar ta shohë nga televizori në qelinë e izolimit.

ROMË– “Mirupafshim derbi”, kështu ju drejtua një tifoz i Romës policisë që e arrestoi në shtëpinë e tij në Pietrala, një hajdut 40 vjeç grabiti një farmaci në Largo Beltramelli.

Personi në fjalë, sipas policisë nuk ishte i ri në vjedhjet që bënte, psai edhe disa herë të tjera ishte arrestuar për këtë motiv.

Në orën 19:00, i armatosur me thikë, hyri në një farmaci dhe duke marrë një shumë prej 1500 eurosh.