Grabitet shtëpia e futbollistit të njohur, hajdutët marrin bizhuteri dhe veshje luksoze...

Grabitet shtëpia e futbollistit të njohur, hajdutët marrin bizhuteri dhe veshje luksoze që kapin shifrën e 400 mijë eurove

342
0

Grabitet shtëpia e futbollistit, Mauro Icardi dhe bashkëshortes së tij, Wanda Nara. Hajdutët hynë në shtëpinë e sulmuesit në Paris ndërkohë që i ishte duke luajtur në transfertë me Psg.

Policia ka bërë me dije se bizhuteri, orë, aksesorë të tjerë dhe sende luksoze që kapin shifrën e 400 mijë euro janë vjedhur nga hajdutët.

 

Grabitja ndodhi në orët e para të së dielës. Sipas të dhënave të para të policisë, grabitësit hynë më vilën luksoze të futbollistit duke përfituar nga mungesa e njerëzve.

 

Kjo nuk është hera e parë që grabitet shtëpia e futbollistëve të Psg. Javën e kaluar sipas mediave franceze u grabit shtëpia e portierit, Rico. Grabitësit hynë në shtëpi dhe morën 25 mijë euro dhe disa sende më vlerë si ora dhe bizhuteri.