Grabitet me armë e maska shtëpia e kambistit

Grabitet me armë e maska shtëpia e kambistit

407
0

Tre persona të armatosur dhe me maska kane grabitur me dhunë banesën e një çifti në Peqin. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate (ora 01:30) por është publike pasditen e së dieles nga policia. Kryefamiljari i dhunuar dhe i grabitur është një kambist i njohur i qytetit të Peqinit me inicialet L.T .Kur grabitësit janë futur në banesë ai ka qene në gjumë së bashku me bashkëshorten , ndërsa fëmijët i kanë në emigracion. Ata janë kërcënuar me jetë nga tre persona të armatosur .Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur tu marrin të gjitha paratë dhe valutën që kishte në shtëpi kambisti.