Aktualitet

Grabitet gjatë natës arka e Postës Shqiptare në Vlorë, në kërkim autorët

By vizional

March 19, 2019

Grabitet gjatë natës arka e Postës Shqiptare në fshatin Brataj të Vlorës.

Persona ende të paidentifikuar kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga arka dhe janë larguar me shpejtësi.

Dyshohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.