Kronike

Grabitet banesa në Sarandë, familjes i vjedhin 2 milionë lek

By vizional

April 12, 2019

Një shumë prej 2 milionë lekësh është vjedhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në Sarandë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshtin Sopik të Finiqit ku rreth orës 21:00 familja ka konstatuar vjedhjne e 2 milionë lekëve.

Në momentin e grabitjes nuk ka pasur njëri në shtëpi, por kur familja është kthyer ka gjetur orenditë dhe rrobat të hedhura në dysheme.

Familja dyshon se vjedhja mund të jetë bërë nga ndonjë banor i zonës, i cili ka qenë në dijeni të shumës së parave në shtëpi.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.