Google paralajmëron hetime për shkak të rënies së serverëve

Google paralajmëron hetime për shkak të rënies së serverëve

436
0

Gjiganti teknologjik amerikan ka paralajmëruar hetime për shkak të rënies së serverëve gjatë ditës së djeshme dhe informon përdoruesit se do të përmirësojë sistemin, në mënyrë që të mos ketë probleme në të ardhmen.

 

Kompania u kërkoi falje përdoruesve për shqetësimin që ata patën kur shërbimet e tyre ishin jashtë funksionit.

 

YouTube, Snapchat, Gmail, Nest, Discord dhe më shumë nga shërbimet e tjera të internetit patën probleme të shumta dje.

 

Sipas Google, problemi i gjithë kësaj ishte në shërbimin “Cloud”. Rënia e serverëve zgjati për katër orë dhe mos funksionimi i tyre preku përdoruesit në lindje të Amerikës dhe një pjesë të Evropës, ku përdoruesit e patën të pamundur qasjen në shërbimet YouTube dhe Gmail.

 

 

Google për problemet ka fajësuar “nivelin e lartë të bllokimeve të trafikut në pjesët lindore të Shteteve të Bashkuara”.