GREQI– Greqia është goditur sërish paraditen e sotme nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës rihter. Sipas mediave të huaja mësohet se epiqendra ka qenë në zonën e quajtuar Artë. Në bazë të njoftimit të Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në Artë, 42 km larg nga Karpenisi, një tërmet me thellësi prej 9 km. Ndërkohë nuk është raportuar për njerëz të lënduar apo viktima, nga ky tërmet i pak minutave më parë me magnitudë 5.1 të shkallës rihter. Kujtojmë se Greqia vetëm 7 ditë më parë, më 30 janar të 2020 u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter në juglindje të Karpathosit.