“Godet” deputeti vlonjat Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin,…. por...

“Godet” deputeti vlonjat Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin,…. por për zgjedhje të lira dhe të ndershme

449
0

Me nje postim në faqen e tij ne Facebook, Agron Shehaj  thekson se demokratet nuk dolen nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. E sipas tij, me Ramen nuk mund te kete zgjedhje te lira.

Postimi i Agron Shehajt

S’do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm.