‘Gjysmë fustan, gjysmë pantallona’, tendenca që po fikson vajzat shqiptare

‘Gjysmë fustan, gjysmë pantallona’, tendenca që po fikson vajzat shqiptare

666
0

Kjo lloj veshje është për vajzat që kanë dilema: fustane apo pantallona?

 

Nëse bëni pjesë në grupin e vajzave që asnjëherë nuk zgjedhin dot se cila është më mirë, veproni si Luana, Drilona ose Tuna. Vajzat e kanë gjetur zgjidhjen ideale: gjysmë fustan, gjysmë pantallona. Tendenca e fundit që po fikson vajzat e famshme shqiptare është kjo:

 

-Luana Vjollca zgjodhi në një nga puntatat e “Shiko kush Luan” një kostum të kuq, që nëse e shihje nga ana e majtë ishte pantallona, ndërkohë në anën tjetër të ngjante me një fustan me fruda, stil princeshe.

 

 

-Drilona Boci në “Class Fashion Show” zgjodhi një kostum të zi me një trandafil të madh. Pjesa e fustanit ishte më e thjeshtë se ajo e Luanës, por që bënte shumë sy.

 

 

-Ndërkohë Tuna në koncertin e saj recital, zgjodhi një veshje të tillë, në ndryshim nga Drilona që trëndafilin e kishte në sup, jo në pjesën e belit.

 

 

 

 

Të treja këto vajza kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me këto veshje speciale, për ditë të rëndësishme, si një emision, sfilatë apo koncert recital.