Gjykata merr vendimin për pronat e Ylli Ndroqit

Gjykata merr vendimin për pronat e Ylli Ndroqit

345
0

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurimve të biznesmenit Ylli Ndroqi. Bëhet fjalë për 26 pasuri të Ndroqit, të cilat janë sekuestruar. Avokati i Ndroqit, Alban Qafa e cilësoi si të padrejtë vendimin pasi sipas tij nuk janë marrë parasysh provat që ata kanë dorëzuar ditën e djeshme. Organi i kuzës ka deklaruar se sekuestrimi i pasurive të biznesmenit erdhi nga hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Në listën e pasurive të sekuestruara është edhe televizioni Ora si dhe 25 pasuri të tjera të Ylli Ndroqit, të cilat sipas SPAK nuk justifikohen nga Ndroqi.

SPAK thotë se ka dyshime se ato janë krijuar nga veprimtaria kriminale në Turqi, Itali dhe Shqipëri. Pas vendimit avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa, tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

 

“Gjykata e Apelit miratoi vendimin e shkallës së parë. La në fuqi atë dhe do të bëjmë rekursin. Gjykata nuk e argumentoi vendimin, por do ta tërheqim në sekretari kur të jetë gati dhe rekursojmë në gjykatën e lartë. Ky vendim ishte një vendim që nuk ishte i mbështetur në prova. Pronat janë marrë me ligjin 7501, ndërsa tani qëndrojnë të sekuestruara pavarësisht se ecën kredia dhe qereja financiare. Kam dyshime dhe për këtë do ta vazhdojmë betejën në gjykatën e lartë. Indicet janë shkresa të dërguara nga ministria e brendshme dhe jo nga organi i akuzës. Ka një shkresë skandaloze dhe për këtë do i drejtohemi personit përgjegjës që e ka drejtuar SPAK-ut, nga drejtoria e Interpol Tiranës. Dokumentacioni i ardhur nga Italia vërteton se s’ka qenë asnjëherë i dënuar në Itali. Se ku e ka gjetur Interpol Tirana këtë duhet ta vërtetojë organi i akuzës,”-u shpreh Qafa.