Tiranë- Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi i ka kujtuar Nard Ndokës se i ka shkuar në zyrën e tij dhe i ka kërkuar që të bëhet kryetar i Partisë Demokristiane.
Debati në 360 gradë
Kujtim Gjuzi: Nard po ta kujtoj në Tiranë 7888 vota Kujtim Gjuzi në krye të demokristianëve, 3 anëtarë të këshillit bashkiak. A janë votat time këto? Sa ke anëtarë të këshillit bashkia sot ti? Zero i ke ti
Nard Ndoka: Ke qenë me Partinë Demokristiane
Kujtim Gjuzi: Kam qenë dhe e kam për nder që kam qenë pranë teje dhe në zyrat e mija ke thënë dua të bëhem kryetar dhe të kam thënë të takon me shumë se cdo kush tjetër.
Nard Ndoka: Ku ke pas zyra ti.
Kujtim Gjuzi: E di ti, në kat të dytë kur ke ardhur. Pastaj ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.