Gjuzi ‘vë me shpatulla pas murit’ Nard Ndokën: Ke ardhur në zyrën...

Gjuzi ‘vë me shpatulla pas murit’ Nard Ndokën: Ke ardhur në zyrën time për t’u bërë kryetar partie, kopjove portretin e Gjergj Kastriotit. Si reagon ish-deputeti (VD)

392
0

Tiranë- Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi i ka kujtuar Nard Ndokës se i ka shkuar në zyrën e tij  dhe i ka kërkuar që të bëhet kryetar i Partisë Demokristiane.

 

Debati në 360 gradë

 

Kujtim Gjuzi: Nard po ta kujtoj në Tiranë 7888 vota Kujtim Gjuzi në krye të demokristianëve, 3 anëtarë të këshillit bashkiak. A janë votat time këto? Sa ke anëtarë të këshillit bashkia sot ti? Zero i ke ti

 

Nard Ndoka: Ke qenë me Partinë Demokristiane

 

Kujtim Gjuzi: Kam qenë dhe e kam për nder që kam qenë pranë teje dhe në zyrat e mija ke thënë dua të bëhem kryetar dhe të kam thënë të takon me shumë se cdo kush tjetër.

 

 

Nard Ndoka: Ku ke pas zyra ti.

 

Kujtim Gjuzi: E di ti, në kat të dytë kur ke ardhur. Pastaj ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.