Në ndryshim nga kunata e saj Meghan Markle, që rebelimin ndaj doktrinës dhe rregullave të çuditshme mbretërore e ka shprehur jo rrallëherë ,edhe nëpërmjet veshjes, Kate Middleton është shquar gjithmonë për stilin e saj të përmbajtur. Mamaja e tre fëmijëve e di shumë mirë që në një të ardhme jo fort të largët, do të jetë ajo mbretëresha e britanikëve ,dhe për këtë arsye nuk dëshiron të dalë nga kornizat e vendosura prej vitesh.
Por ja që edhe dukesha ka ditët e saj, ku e vetmja gjë që do është të veshë një palë xhins dhe të ndihet sa më komode. Dhe vizita në kopshtin për fëmijë “Stockwell Gardens Nursery&Pre-School” përkon pikërisht me një nga ato ditë.
Ndryshe nga ç’e kemi parë gjithmonë, Kate u shfaq ditën e djeshme në takimin e radhës në kuadër të një programi rreth shëndetit mendor të fëmijëve, veshur me një palë pantallona të ngushta xhins të zeza, çizme deri tek kyçi i këmbës me pak takë, golf të bardhë dhe një pallto ngjyrë gurkali.
Sigurisht që pamja e saj nuk mund të mos binte në sy e të komentohej në rrjete sociale. Sigurisht që për mirë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar dukeshën për këtë zgjedhje duke thënë se ajo dukej thjesht fantastike, se kjo veshje i përshtatej ambientit ku ndodhej, madje disa prej tyre nuk ngurruan ta quanin zëvendësuesen më të mirës të mbretëreshës Elizabeth
Në disa foto të tjera, dukesha u shfaq duke u përgatitur mëngjesin disa fëmijëve dhe shprehitë e fytyrës së saj e tregonin më të lumtur se kurrë. Tani që Meghan s’është më gjërat janë më të lehta edhe për të, apo jo?