Nëse do i referohemi vlerave artsistike, morale apo kulturore, do drejtoheshim nga njerëz të shquar që e meritojnë titullin artist. Gjon Frroku ( lindur në Vig të Shkodrës më 20 shtator 1957, banues në Lezhë) është një ndër artistët e këtij vendi, duke u përfshirë nga CV e tij mjaft e pasur, fitues çmimesh, intelektual. Më 22 shtator 1972 ai del për herë të parë në skenë përpara publikut në sallën e Kinoklubit të hidrocentralit, Vau i Dejës, me grupin e Mjedës.
Karriera arsistike:
Gjon Frroku, në vitin 1984 largohet familjarisht nga qyteti i Shkodrës dhe zhvendosen në Lezhë, ku vendoset dhe përgjegjës kulture në sektorin e Hotelit të Gjuetisë. Më pas grumbullohet me Ansamblin Çiftelia; ku krijoi dhe interpretoi me grupin e Lezhës këngën;Perestojka;, ku më pas dekorohet nga presidiumi i Kuvendit Popullor me urdhërin Naim Frashëri klasi i lll-të. Në vitin 1990 krijoi shoqërinë kulturore "Kuvendi i Skënderbeut" dhe realizoi turne në disa vende të B.E.
1996-1999, emigrant në Itali ku krijon Sh.K.A DEA; me qendër në Romë, e cila drejtohej nga artisti i popullit Viktor Gjoka.
Më pas Gjoni vendoset specialist kulture pranë komunës Klinë, Kosovë, ndër koordinatorët e binjakëzimit të komunës Klinë, me bashkinë Lezhë.
Në 2009, në kuadër të përfaqësimit të Qarkut të Lëzhës në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër ka qene këshilltar i Kryetarit te Qarkut Lezhë për këte aktivitet, gjithashtu dhe Organizator i Kuvendit të tretë kombëtar të folklorit-Lezhë me temë: “Kënga popullore e traditës, një thesar i gjallë i mitologjisë ballkanike”. Këtu u vendos që Kuvendi i Katërt të mbahet në qytetin historik të Prizrenit.
Mirënjohje nga MTKRS: Dorëzuar në Lezhë nga Zv.ministria e Kulturës, Rinise dhe Sporteve Zj. Lirie Kajtazi. Organizator i Kuvendit të katërt kombëtar të folklorit- Prizren, me temë: “Përcjellja e këngëve të kreshnikëve tek rapsodët e rinj në të gjithë trevat shqiptare”.
Qershor 2011: Mirënjohje nga klubi politik “Afrim Zhitia” Prishtinë për: Krijimtari dhe interpretim të këngëve të heronjve që ranë për çlirimin e Kosovës” (Dorëzuar në Lezhë).
1979-1996: Filmuar në RTVSH-13 premiera folklorike .
10-15.08.2009: Me ansamblin “Teuta” nga Lozana e Zvicrës përfaqësoi Republikën e Kosovës për herë të parë, në festivalin e XX- botëror të folklorit në Francë.
10-15.08.2012: Merr pjesë në delegacionin shqiptar në festivalin e XXI botëror të folklorit në Francë.
10-15.08.2011: Me ansamblin “Kastriotët” Lezhë ka përfaqësur në festivalin e XXII-të botëror të folklorit në Francë. Vleresuar me vendin e tretë. Personalisht; nderuar me kupën e vendit të dytë për interpretim si këngëtar.
Organizon 20 emisione me titull : “Votër Folk” ( me mjeshtrit e folklorit) në RTV Lezha.
Organizim dhe moderim i Festivalit kushtuar ditëve të Ndre Mjedës. (Gusht 2013, 2014, 2015) dhe akoma mbetet organizator i këtij evenimenti. Pjesmarrje dhe referim në Kongresin ballkanik të eposit të kreshnikëve, Prishtinë; 8-9 gusht 2014.
Në festivalin Folklorik Kombëtar te Gjirokastrës të mbajtur në Maj 2015 ngarkohet me detyrën e Udhëheqësit Artistik të Ansamblit të Qarkut Lezhë ku edhe u nderua me 5 çmime:
1. Çmimi i tretë në shkallë kombëtare si ansambël.
2. Çmimin e parë për veshjet popullore në shkallë kombëtare.
3. Tre çmime individuale për interpretim.
01.08.2015 mbahet festivali i tretë kombëtar në kuadër të ditëve të poetit kombëtar Ndre Mjeda. Me 20.05.2016 Këshilli i Bashkisë i Rrethit Lezhë më dorëzoi TITULLIN “QYTETAR NDERI i LEZHËS”.
Së shpejti do të mbahet kunvendi i 5-të folklorik kombëtar.
Në kuadër të ditëve të poetit Ndre Mjeda në Kukël të Bushatit Shkodër ka organizuar dhe udhehequr tri festival folklorike kombëtare.
Në muajin Janar 2016 Këshilli i Qarkut Lezhë i ka propozuar Presidentit të Republikës ti akordohet titulli “MJESHTËR i MADH”.
15 Mars 2016 deri 15 Tetor 2016 mbyllet konkurimi për “Integrimin e Talentëve të Rinj në Jetën Kulturore dhe Artistike” me 39 shkollat e rrethit të Lezhës, projekt i miratuar nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Z.Fran Frrokaj dhe Drejtori Rajonal i Arsimit Lezhë Z.Bardhok Pulaj.
03.11.2017. Titullohet, Misionar i paqes dhe merr urdhërin e Artë: “Nëna Terezë” nga Organizata Botërore e Paqes.
Pergatiti: Bleana Shabani