Gjobiten dhe u hiqet patenta Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit

Gjobiten dhe u hiqet patenta Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit

303
0

Tiranë- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe 46 persona të tjerë janë ndëshkuar me gjobë dhe u është hequr patenta,pasi ka thyer karantinën. Policia ka njoftuar se Kryemadhi bashkë me personat e tjerë kanë qëndruar grumbull pranë sheshit të Teatrit, duke thyer aktin normativ të COVID-19.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

Një ditë më parë, Lulzim Basha dhe 39 protestues të tjerë u gjobitën dhe iu hoq leja e drejtimit pas protestës tek Teatri Kombëtar, me arsyetimin se janë grumbulluar përtej fashës së lejuar.  Mes të proceduarve janë edhe disa zyrtarë të PD-së, Klevis Balliu, Çlirim Gjata dhe Sait Dollapi.