Gjinushi kandidat i vetëm për kreun e ASH, ironizon keq Artan Fuga:...

Gjinushi kandidat i vetëm për kreun e ASH, ironizon keq Artan Fuga: U bë krejt i pavarur brenda një minute

367
0

Skënder Gjinushi është kandidati i vetëm për kryetar i Akademisë së Shkencave.

 

Gjinushi, deri tani ka drejtuar edhe grupin e punës për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ndërkaq, ai ka hequr dorë pas tridhjetë vitesh nga politika duke u bërë një akademik i pavarur.

 

Lidhur me këtë ironizon filozofi dhe akademiku Artan Fuga i cili thotë se Gjinushi ka 12 vjet që shkel ligjin duke qenë anëtar akademie e njëherazi kryetar partie, por tashmë, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, vendos ta respektojë.

 

Kujtojmë se më datë më 24 maj do të mbahen zgjedhjet e reja për drejtuesit e këtij institucioni ndërsa do të mbahet mbledhja e Asamblesë, që do të nisë në orën 10.00 të paradites.

 

‘Ngriva shkriva

 

Kandidati pa rivalë për kryetar i Akademisë së Shkencave paska shpallur sot se pas tridhjetë vjetësh në politikë ai nuk qenka më politikan, por është bërë akademik i pavarur.

 

Krejt i pavarur! Brenda një minute! Tre ditë para zgjedhjeve! Ka ngrirë të gjitha funksionet politike! Të zënë në grackë nga vetja e tyre kanë filluar të luajnë ngriva – shkriva! Vërtet për t’u shkrirë së qeshuri!

 

Ka 12 vjet që shkel ligjin duke qenë dhe anëtar akademie dhe kryetar partie dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos t’a respektojë atë!’, shkruan Fuga.