Gjimnazistët e Peqinit diskutojnë rreth llogaridhënies dhe rinisë aktive me deputetin e...

Gjimnazistët e Peqinit diskutojnë rreth llogaridhënies dhe rinisë aktive me deputetin e zonës

375
0
Autor: Arlis Alikaj
Më datë 13 Qershor, gjimnazistët e gjimnazit “Zihni Magani” Peqin patën një takim virtual përmes platformës Zoom me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë Z.Besian Ajazi, i cili pavarësisht angazhimeve në Kuvend gjeti kohën për t’ju bashkuar në një diskutim të hapur nxënësve të këtij gjimnazi.
Të rinjtë i drejtuan deputetit pyetje rreth axhendës së tij politike mbi arsimin dhe të rinjtë si dhe adresuan tek ai një sërë problemesh që hasin në qytetin e tyre si: mungesa e infrastrukturës në shkolla, mungesa e ambienteve të aksesueshme nga persona me aftësi të kufizuara etj. Të rinjtë kërkuan prej Z.Ajazi edhe këshilla mbi angazhimin politik të të rinjve apo mënyrës se si të rinjtë mund të bëjnë ndryshime në komunitetin e tyre.
Deputeti Besian Ajazi e përfundoi takimin duke i kërkuar të rinjve të ushtrojnë të drejtën e llogaridhënies dhe të bezdisin deputetët e zonës sa herë kanë shqetësime pasi tek e fundit kjo është detyra e tyre.
Për të dëgjuar bisedën e plotë ju ftojmë të dëgjoni podcastin

Ky aktivitet u realizua nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në kuadër të iniciativës “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri”, i cili është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan.
Shperndaje