Gjermania nuk njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh/ Të veprohet me përgjegjësi,...

Gjermania nuk njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh/ Të veprohet me përgjegjësi, nga kjo krizë dilet… Qershor 14, 2019 Share Data 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve duket se nuk po legjitimohet as nga ndërkombëtarët. Reagimi i qeverisë gjermane, përmes ministrit të Jashtëm, Heiko Maas, apelon për dialog mes palëve, ndërkohë që në asnjë rrjesht nuk flitet për datën 30 qershor, tashmë të anulluar me një dekret të veccantë nga Presidenti Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve. “Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike. Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar. “Është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët. Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. LEXO EDHE Nga Presidenca shenja për shpërndarjen e parlamentit/ Rama flet për plan të organizuar dhe paralajmëron: Do tretet ai që… “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri. Pra duket se reagimi zyrtar i qeverisë shqiptare ngarkon me përgjegjësi për dialogun edhe Qeverinë Rama. Kjo e fundit insiston brenda dhe jashtë vendit me idenë e zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, ndonëse në aspektin e brendshëm politik, kanë mbetur të vetëm, pasi edhe shumë prej aleatëve tradicionalë të PS-së janë shprehur në favor të dekretit presidencial. Ndoshta Rama po bën një lojë nervash, por i kapur mat nga lëvizja e Presidentit që anulloi mbajtjen e zgjedhjeve, duket se po tenton të fitojë kohë.

274
0

Të veprohet me përgjegjësi, nga kjo krizë dilet…

Data 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve duket se nuk po legjitimohet as nga ndërkombëtarët.

Reagimi i qeverisë gjermane, përmes Ministrit të Jashtëm, Heiko Maas, apelon për dialog mes palëve, ndërkohë që në asnjë rrjesht nuk flitet për datën 30 qershor, tashmë të anulluar me një dekret të veccantë nga Presidenti Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve.

  • Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike. Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar.Është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët. Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës.

“Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri.

Pra duket se reagimi zyrtar i qeverisë shqiptare ngarkon me përgjegjësi për dialogun edhe Qeverinë Rama.

Kjo e fundit insiston brenda dhe jashtë vendit me idenë e zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, ndonëse në aspektin e brendshëm politik, kanë mbetur të vetëm, pasi edhe shumë prej aleatëve tradicionalë të PS-së janë shprehur në favor të dekretit presidencial.

Ndoshta Rama po bën një lojë nervash, por i kapur mat nga lëvizja e Presidentit që anulloi mbajtjen e zgjedhjeve, duket se po tenton të fitojë kohë.