Gjermania hyn në izolim të dytë deri në 10 janar, mbyllen të...

Gjermania hyn në izolim të dytë deri në 10 janar, mbyllen të gjitha shkollat, dyqanet dhe parukeritë

360
0

Gjermania ditën e sotme ka hyrë zyrtarisht në një mbyllje të dytë.

Për shkak të kurbës në rritje të infektimeve qeveria gjermane ka vendosur që ta mbyllë të gjithë vendin deri në datën 10 janar.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se në Krishtlindje do të ketë një lehtësim të lehtë të masave ndërkohë që më pas vendi do të bllokohet sërish.

Masat e marra:

Shkollat dhe Universitetet do të mbyllen.

Dyqanet jothelbësore do të mbyllen.

Parukeritë dhe sallonet e bukurisë do të mbyllen.

Baret dhe restorantet do të qëndrojnë mbyllur.

Qendrat tregtarë dhe lorërat do të mbyllen.

Kompanitë do të këshillojnë punonjësit që të punojnë nga shtëpia.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Gjermani janë regjistruar 1,378,518 persona me Covid-19, ndërkohë që 23,692 të tjera kanë humbur jetën.