HOROSKOPI

Gjërat që duhet të dini nëse bashkëshorti/ja juaj i përket shenjës së Peshqve

By vizional

February 18, 2022

Sipas ekspertëve të astrologjisë, simboli i shenjës së peshqve (dy peshq që notojnë në drejtime të kundërta) përfaqëson dyjëzimin e tyre midis fantazisë dhe realitetit . Kjo shenjë është e ndjeshme, empatike, krijuese dhe ëndërrimtare. Më poshtë do të lexoni gjithçka duhet të dini nëse jeni martuar me një grua apo burrë që i përket kësaj shenje.

 

NËSE JENI MARTUAR ME NJË ËNDËRRIMTAR/E

Duhet të jeni në njeri me këmbë në tokë nëse jeni martuar me një ëndërrimtar/e që i përket shenjës së peshqve, përndryshe do të fluturoni të dy në ajër. Megjithatë një bashkëshort/e i/e tillë do ju nxisë gjithmonë të ndiqni ëndrrat tuaja, e të vazhdoni të gjitha planet e lëna përgjysmë sado kohë të ketë kaluar. Është një shenjë që nuk mban inat, por përpiquni mos të krijoni situata konfliktuale, pasi Peshqit përfshihen shumë emocionalisht dhe e vuajnë një gjë të tillë.

 

NËSE JENI ME MARTUAR ME Z/ZNJ.NDJESHMËRINË

Peshqve u ndodh të qajnë edhe me reklamat me bebe apo me qenushë të lezetshëm. Ata e vendosin veten në çdo situatë edhe nëse kjo e fundit nuk i prek fare Peshqit. Mënyra më e mirë për të përballuar një Peshk të ndjeshëm është të flisni hapur për ndjenjat tuaja, e mos ta lini atë të aludojë. Shpesh herë kjo gjë u merret Peshqve si dobësi, por ju që jeni më pranë tyre e dini se nuk janë një shenjë e dobët.