Kuriozitete

Gjenevë: Rekord botëror, për një diamant në formë të zemrës

By vizional

May 18, 2017

 

Diamanti i quajtur “Legjenda” është vlerësuar për shitje mes 14 dhe 20 milionë dollarëve. Diamanti më i madh, i cilësuar si “i përsosur”, ka një formë të zemrës dhe është shitur dje në Gjenevë për gati 15 milionë dollarë. Për shtëpinë e ankandeve “Christie”, kjo shitje përbën një “rekord botëror”. Ai është shitur për 14.99 milionë, duke i përfshirë taksat. Kjo shitje është një “rekord botëror” për një diamant me formën e një zemre, ka thënë zëdhënësja e “Christie”, Alexandra Kindermann. Rekordi i mëparshëm për një diamant të tillë ishte arritur në vitin  2011. Atë vite, një diamant me 56.15 karat ishte shitur për 10.9 milionë dollarë.