Gjeneral Kollçaku tregon amanetin e Zarife Hasanajt: Do e çojmë deri në fund

Kollçaku tha se Zarifja donte që Shqipëria të ishte në vijën e parë të NATO-s, ku të vendosej më të fund paqja.

Në ceremonin ku zhvilloheshin homazhet për “Dëshmoren e atdheut” Zarife Hasanaj, ka folur dhe gjeneral Bardhyl Kolçaku, i cili tregoi dhe amanetin e saj. Kollçaku tha se Zarifja donte që Shqipëria të ishte në vijën e parë të NATO-s, ku të vendosej më të fund paqja.

“Zarifja bija juaj, shoqja jonë, bija e tropojës, bija e shqipërisë, heroina e ushtrisë, po shkon në altarin e pavdektisë në gjirin e nënës shqipëri. Detyra në uniformën ushtarake ka sfida dhe sakrifica, detyra e saj ishte për njerëz trima kishte dhe të papritura. E papritura na solli 6 majin, na ndau nga Zarifja, ajo u nda nga njerëzit e saj më të dashur. Zerife e shtrenjtë kanë ardhur për të përcjellë shokët dhe kolegët e tu, ata që ti i doje dhe të donin shumë. Ata që nuk të zëvendësojnë dot. Janë këtu për ty, kolegët e misionit të NATO-s. Ata janë këtu me zemër, me shpirt dhe mendje. Familjar të Zarifes, ju nuk do të jeni kurrë vetëm, ju do të jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Ju na keni dhënë forcë. Ne kemi shumë për të folur, por shumë vështirë për të thënë ato që ndjen. Ne do ta ndejkim amanetin e Zerifes sonë të shenjtë, ne do të jemi në vijën e parë të aleancës. Lamtumirë heroina e paharruar e Forcave të Armatosura”, u shpreh Gjenerali.

 

Author: vizional