Gjendja e jashtëzakonshme, Rama: Sot riorganizojmë buxhetin, shumë ndryshe nga ai i...

Gjendja e jashtëzakonshme, Rama: Sot riorganizojmë buxhetin, shumë ndryshe nga ai i pak javëve më parë

297
0

Kreu i qeverisë, mëngjesin e sotëm deklaroi se do të zhvillojë një takim ministren e Financave Anila Denaj dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj për të riorganizuar buxhetin, i cili në në 5 dhjetor miratohet në Parlament, por me shumë ndryshime nga ai që ishte planifikuar pak javë më parë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndihmës për familjet në nevojë, të shkatërruara nga pasojat e tërmetit.

‘Sot kemi një takim me ministrinë e Financave dhe Kryetarin e Komitetit të Rindërtimit për të parë si do të riorganizojmë buxhetin, pasi duhet të miratohet në parlament në datën 5 dhe duhet të ketë brenda edhe atë fokusin tek fatkeqët dhe rindërtimin.

Buxheti ka një barrë të jashtëzakonshme për të mbajtur të gjitha nevojat, sepse jeta normale do të kthehet dhe dielli do të dalë prapë dhe asgjë nga ato që bëhen nuk mund t’u privohet njerëzve. Idetë janë të mira dhe skema që po formësohet është fituese, buxhet-donatorë dhe kontributet e njerëzve që janë të papërfillshme në raport me të tërën, por janë të nevojshme’, tha Rama.