Gjender e vdekur një grua e moshuar në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.