Një femër është gjetur pa shenja jete në tarracën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë. Bëhet fjalë për një 20-vjeçare me inicialet B.L. Dyshimet e para janë se ajo është vetëvrarë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i ka thënë Express se dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë.
“Dyshimet e para për kërë rast janë se viktima është vetëvrarë”, ka thënë Nikçi.
Ndërkohë, dje përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.
Vdekjen e 20-vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhej në komunikatë./Zeri