“Gjelat” në ankth për Kane, përcaktohet shkalla e dëmtimit!

“Gjelat” në ankth për Kane, përcaktohet shkalla e dëmtimit!

455
0

Lajme aspak pozitive vijnë nga Tottenham: Kane rrezikon të mbyll sezonin. Me anë të një komunikimi për mediat klubi londinez ka bërë publike shkallën e dëmtimit të sulmuesit anglez: “dëmtim i ligamenteve të kaviljes së majtë”, një dëmtim i rëndë i ardhur pikërisht në këmbën që e mbajti larg fushave të blera për një periudhë të gjatë, për më tepër që Kane sapo ishte rikthyer nga dëmtimi. Përplasja e tij me Delph, në minutën e 58-të, në sfidën kundër Man.City, ka rezultuar fatale.

 

Klubi i Tottenham nuk ka specifikuar kohën e rikuperimit por sipas të gjithë gjasave pritet të jetë shumë e gjatë, kjo në rastin më të mirë, pasi rrezikohet edhe me e keqja, mbyllja e sezonit. Këtij fakti i druhej edhe trajneri Maurico Pochettino i cili në përfundim të sfidës kundër Man.City i shpreh:

 

 

 

Harry Kane Premier League Tottenham 121hn6m3pwleb1owsy3hnmixh0

“Mbase ka përfunduar sezoni për Kane, nuk jam aspak optimist”. Stafi mjekësor po merr dhe më shumë kohë për të dalë një përfundim final pasi presin që Kane ti nënshtrohet të tjerave ekzaminimeve javën e ardhshme.