Gjatë jetës, biem në dashuri me vetëm 3 njerëz, me secilin për...

Gjatë jetës, biem në dashuri me vetëm 3 njerëz, me secilin për arsye të ndryshme

397
0

Është thënë se ne në të vërtetë, biem në dashuri me vetëm  tre njerëz në jetën tonë. Megjithatë, besohet gjithashtu se kemi nevojë për secilën prej këtyre dashurive për një arsye të ndryshme. Shpesh e para është kur jemi të rinj, madje edhe në shkollën e mesme. Është dashuria idealiste – ajo që duket si në përrallat që lexojmë kur jemi fëmijë. Kjo është dashuria që apelon, për atë që duhet të bëjmë për hir të shoqërisë – dhe ndoshta familjeve tona. Ne hyjmë në të me besimin se do të jetë dashuria jonë e vetme dhe nuk ka rëndësi nëse nuk ndihet fare e drejtë, ose nëse e gjejmë veten të detyruar të gëlltisim të vërtetat tona personale për ta bërë të funksionojë, sepse thellë besojmë se kjo është ajo që dashuria duhet të jetë. Sepse në këtë lloj dashurie, si na shohin të tjerët, është në fakt më e rëndësishme se si ndihemi ne vetë.

 

Është një dashuri që duket si e duhura.

 

E dyta supozohet të jetë dashuria jonë e vështirë – ajo që na jep mësimet se kush jemi dhe si shpesh duam apo kemi nevojë të duhemi. Ky është lloji i dashurisë që lëndon, përmes gënjeshtrave, dhimbjes apo manipulimit.

 

Ne mendojmë se po bëjmë zgjedhje të ndryshme nga ajo e para, por në realitet, ende bëjmë zgjedhje nga nevoja për të marrë mësime – por qëndrojmë. Dashuria jonë e dytë mund të bëhet një cikël, përsëritet shumë shpesh, sepse mendojmë që në njëfarë mënyre përfundimi do të jetë i ndryshëm nga ajo e mëparshmja parë. Megjithatë, çdo herë që përpiqemi, ajo përfundon më keq.

 

Ndonjëherë është e pashëndetshme, e pabalpaekuilibruarancuar apo edhe narcisiste. Mund të ketë abuzim apo manipulim emocional, mendor apo edhe fizik – ka shumë të ngjarë që do të ketë nivele të larta të dramës. Kjo është pikërisht ajo që na mban të varur nga kjo dashuri, për shkak se është një karusel emocional, me ekstreme të lartë dhe të ulët, dhe si të droguarit që presin një dozë, ne rrimë dhe durojmë kur jemi poshtë, me shpresën se shpejt do të ngjitemi lart.

 

Me këtë lloj dashurie, përpjekja për ta bërë atë të funksionojë, bëhet më e rëndësishme sesa duhet në të vërtetë.

 

Është dashuria që ne do dëshironim të ishte e duhura.

 

E treta është dashuria që nuk shohim kurrë të vijë. Ajo që zakonisht duket e gabuar për ne dhe shkatërron çdo ideal të mbetur që kemi, në lidhje me atë se si është menduar të jetë dashuria. Kjo është dashuria që vjen kaq e lehtë, sa që nuk duket e mundur. Është lloji ku lidhja nuk mund të shpjegohet dhe na zë të papërgatitur, sepse nuk kemi planifikuar kurrë për të.

 

Kjo është dashuria ku bashkohemi me dikë dhe thjesht shkojmë – nuk ka ndonjë pritshmëri ideale se si duhet të veprojë secili person, as nuk ka presion për t’u bërë dikush tjetër nga ata që jemi.

 

Ne na pranojnë thjesht për atë që jemi tashmë – dhe kjo e trondit brendësinë tonë.

 

Ndoshta nuk i përjetojmë të gjitha këto dashuri në këtë jetë, por ndoshta kjo është vetëm për shkak se nuk jemi të gatshëm. Ndoshta realiteti është që duhet të mësojmë me të vërtetë se çfarë dashuria NUK ESHTE, para se të kuptojmë se çfarë është.

 

Dhe pastaj mund të jenë ata njerëz që bien në dashuri një herë dhe me pasion, ajo zgjat deri në frymën e fundit. Ato fotografi të zbehta dhe të lodhura të gjyshërve tanë, të cilët dukeshin po aq të dashuruar tek ecnin dorë për dore në moshën 80 vjeç, sa edhe në ditën e martesës – lloji i dashurisë që na bën të pyesim, nëse vërtet e dimë se si të duam.

 

Vetëm për shkak se nuk ka funksionuar kurrë më parë, nuk do të thotë se nuk do të funksionojë tani.

 

Pyetja është është nëse jemi të kufizuar në mënyrën si duam, apo në vend të kësaj, duam pa kufij. Të gjithë mund të zgjedhim të qëndrojmë me dashurinë tonë të parë, atë që duket e mirë dhe do t’i bëjë të gjithë të tjerët të lumtur. Mund të zgjedhim të qëndrojmë me të dytën, nën besimin se nëse nuk duhet të luftojmë për të, atëherë nuk ia vlen – ose mund të bëjmë zgjedhjen për të besuar në dashurinë e tretë.

 

Dhe është kjo mundësi, që na bën të përpiqemi sërish, sepse nuk i dihet kurrë kur do të ndeshësh në dashurinë e vërtetë.