Gjata:Më pak se 10% janë prekur nga Covid, karantinë nëse sistemi kolapson

Gjata:Më pak se 10% janë prekur nga Covid, karantinë nëse sistemi kolapson

347
0

Europa po shënon në mënyrë të vazhdueshme rritje të rasteve nga infektimet Covid. Edhe Shqipëria ka regjistruar  gjatë muajit të fundit shifra në rritje të infektimeve dhe shtrimeve në spitale. Megjithatë për Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, më pak se 10% e popullatës është infektuar, ndërsa një kolaps në sistemin spitalor do të na çonte në një mbyllje të dytë.

“Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, tha Rektori Arben Gjata gjatë një interviste në News 24, pasditen e së shtunës