Lifestyle

Gjashtë zakone që po na plakin

By admin

October 02, 2016

Rrudhat janë pjesë e procesit të plakjes dhe jetës, por nëse mendoni se vetëm vitet kanë fuqinë t’ju shfaqin rrudhat në fytyrë, gaboheni! Vetë ju, dieta ushqimore dhe stili i jetës mund të ndikojnë në këtë proces natyral duke përshpejtuar shfaqjen e rrudhave.

Rutina juaj e bukurisë dhe zakonet e përditshme mund të përkeqësojnë situatën, ndaj Living ka ndarë me ju zakonet që po ju plakin. Në rast së doni një lëkurë të gjallë e plot jetë, MOS:

MOS Pini duhan

Pirja e duhanit është shkaku më i zakonshëm i rrudhave. Studimet me çifte binjakësh kanë qenë hulumtimet më interesante që kanë dëshmuar këtë fakt.

MOS Hani sheqer artificial

Ju jeni çfarë hani ? Kjo shprehje është mëse e vërtetë. Një dietë e varfër në vitamina proteina e minerale shkakton humbje të elasticitetit të fytyrës, duke shkaktuar rrudha. Sheqeri i rafinuar dhe karbohidrate të tjera të thjeshta shkaktojnë inflamacion, duke shkaktuar rritjen e nivelit të insulinës. Shmangni sheqerin artificial dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë.

MOS Pini alkool

Të gjitha tipet e alkoolit dehidratojnë lëkurën tuaj. Me kalimin e kohës, lëkura juaj do të humbasë elasticitet dhe në mungesës të ujit formohen rrudhat. Përveç kësaj, alkooli mund të ulë nivelet e vitaminës A, e cila është një antioksidant shumë i rëndësishëm për lëkurën dhe trupin. Kjo vitaminë është jetike në rigjenerimin e qelizave të reja. Vitamina A është gjithashtu shumë e rëndësishme në prodhimin e kolagjenit . Kur keni sasi më të ulët të kolagjenit, ju humbni elasticitetin e lëkurës.

MOS Përtypni çamçakëz

Përtypja e çamçakëzit formon rrudha në pjesën e buzëve dhe veç kësaj shkakton probleme të tjera në strukturën e gojës.

MOS Flini me makeup

Nëse fytyra juaj nuk pastrohet nga produktet e makeup-it ato do të depërtojnë në lëkurë duke thyer kolagjenin. Kjo mund të përshpejtojë procesin e daljes së rrudhave.

MOS Harroni të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit

Çdo ditë të vitit duhet të lyheni me krem kundër diellit. Zgjidhni një SPF 30 dhe një që ka oksid zinku ose dioksid titaniumi.