Gigi Hadid i jep fund lidhjes me të dashurin e ri

Gigi Hadid i jep fund lidhjes me të dashurin e ri

160
0

 

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron i kanë dhënë fund lidhjes pas 2 muajsh së bashku.

Çifti raportohet se janë ndarë ndërsa nuk dihen ende arsyet e vendimit.

Supermodelja dhe Cameron u panë bashkë për herë të parë në muajin gusht.

Dhe që nga ajo periudhë kanë kaluar shumë kohë së bashku. Por duket se marrëdhënia e tyre nuk ka ecur.

“U ndanë disa javë më parë. Lidhja po ecte shumë shpejt dhe ishte e tepërt për të dy,”-tha  një burim. “Ndarja ishte miqësore dhe janë akoma shokë.”

Gigi aktualisht është e zënë me sfilatat nëpër botë në muajin e modës. Ndërsa Tyler po përpiqet të zhvendoset në New York.

Ky është i dashuri i parë i Gigit pas ndarjes nga ylli i One Direction, Zayn Malik.