Giggs: Ky ekip nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Giggs: Ky ekip nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

223
0

Ryan Giggs nuk ka besim te ish skuadra e tij, Manchester United. Ryan Giggs nuk beson se Manchester United mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. “Ju e shikoni skuadrën aktuale të Unitedit dhe pyetni nëse mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve? Nëse kanë lojtarët e duhur për ta fituar?”, tha Giggs për Sky Sports. “Për momentin ndoshta nuk e kanë skuadrën e duhur. Ju keni Pogban dhe Lukakun. Nëse përmbush potencialin e tij, Rashford dhe De Gea janë top lojtarë, por nëse i shtoni edhe një Gareth Bale për të miksuar skuadrën, atëherë mund të flitni se kjo skuadër mund të triumfojë”, vazhdoi ai. “Mourinho tashmë e ka fituar këtë garë, por nuk e di nëse i ka lojtarët e duhur për ta bërë edhe në United”, u shpreh ai.