“Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”, momenti...

“Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”, momenti kur emigrantët “arratisen” nga kamioni (video)

335
0

Ky është momenti kur një grup prej pesë njerëzve, që supozohet të jenë emigrantë dolën nga një kamion në një pronë industriale në Essex.

 

 

 

Sipas mediave britanike, burrat ishin në pjesën e pasme të automjetit të rëndë, kur u ndal në Stonehouse Estate në Purfleet, Essex rreth orës 11:30 të ditës së djeshme.

 

Siç thuhet më tej, burrat janë parë duke dalë përmes një mbulese, në pjesën e prapme të kamionit.

 

 

 

Sipas një dëshmitari, një nga burrat bërtiti “Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”. Burrat thuhet se u larguan nga vendi i ngjarjes pasi dolën nga kamioni para se të mbërrinte policia.

 

 

DailyMail shkruan se emigrantët ende po rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Kanalin, duke u vendosur në pjesën e pasme të kamionëve, me gjithë vdekjen tragjike të 39 personave në tetor.

 

Ndryshe, trupat e 39 shtetasve vietnamezë, përfshirë dy djem 15-vjeçarë, u gjetën në rimorkio në një park industrial në Grays, në orët e para të 23 tetorit, menjëherë pasi kamioni arriti me një traget nga Zeebrugge, Belgjikë.

 

Lidhur me këtë ngjarje mediat kishin raportuar se supozohet se kontejneri u vendos në një anije ngarkese.

 

Kalimi i kanalit zgjati rreth dhjetë orë para se anija të hipte në portin Essex të Purfleet në Thames. Shërbimi i Ambulancës në Lindje të Anglisë ishin të parët që arritën.

 

Pesë ambulanca, ekipet e reagimit të zonave të rrezikshme dhe një makinë nga Essex dhe Herts Air Ambulanca u gjenden aty. Policia Essex u thirr atëherë. Pak minuta më vonë, ata arrestuan shoferin me dyshimin për vrasje./gazetaexpres