Aktualitet

“Gëzuar Pavarësimin e Shqipërisë nga pushtimi osman”, Artan Fuga uron 28 nëntorin: Nëse albanologjia vazhdon me dogmat staliniste dhe sllavo-ruse, e shpall shkencë tradhtare

By vizional

November 28, 2021

Akademiku Artan Fuga ka një urim për shqiptarët për 28 nëntorin dhe një mesazh të fortë për albanologjinë.

Fuga shkruan në “Facebook” se nëse e famshmja albanologji vazhdon me dogmat staliniste dhe sllavo-ruse, se gjoja kombi shqiptar u krijua vetëm në shekullin e 19-të, e shpall atë një shkencë tradhtare!

“Gëzuar pjesëmarrës në këtë faqe, disa qindra mijë, për ditën e Pavarësimit të Shqipërisë nga pushtimi osman!

Sepse aq mban kjo ditë!

Shtetin shqiptar kombëtar dhe kombin politik shqiptar e themeloi Gjergj Kastrioti!

Nëse e famshmja albanologji vazhdon me dogmat staliniste dhe sllavo-ruse, apo të armiqve të Shqipërisë, se gjoja kombi shqiptar u krijua vetëm në shekullin e 19-të, unë e shpall atë një shkencë tradhtare!

Një albanologji antishqiptare! Gëzuar!”, shkruan Fuga.