Gerta Meta e KVV: Ja sa shkoi pazari i votës në 25...

Gerta Meta e KVV: Ja sa shkoi pazari i votës në 25 qershor

490
0

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë pranon ekzistencën e fenomentit të shitblerjes së votës në zgjedhjet e 25 qershorit. Gerta Meta e ftuar në Tonight Ilva Tare tha se KVV ka marrë denoncime nga njerëzit për blerjen e votës në format nga më të ndryshmet. “Nuk ka akoma një lloj instrumenti apo mekanizimi që institucionet shtetërore të ndihmojnë njëri-tjetrin apo të merren realisht me atë që ofron blerjen e votës apo atë që e shet votën. Mbetemi akoma në pjesën që më tepër është një lloj përceptimi por nuk mund të themi që nuk ndodh. Kemi dëgjuar shifra edhe të çmimit të votës.Ka pasur raste që ka shkuar dhe 5000 lekë të reja në Tiranë, këto kanë qenë ofertat e para por nuk mund të themi sesa ka vajtuar deri në fund.Nuk ka qenë vetëm pjesa e çmimit të votës në terren por ka pasur dhe indicje që njerëzit do të punësohen dhe ky ka qenë presioni më i madh që u është bërë votuesve. Subjektet e kanë përdorur këtë, që na votoni ne se do tu ofrojmë punë. Kanë shkuar në shkollat e mesme dhe është lobuar që ata të marrin provime, tu hiqen mungesat nga mësimi, është lobuar që të nxiten me bursa. Njerëzit i kanë sjellë këto shqetësime”-u shpreh Meta.