Showbizz

Gentës i del gjoksi para fansave në koncert (Foto)

By admin

September 27, 2016

Një sukses të ri po shijon këngëtarja Genta Ismajli pas bashkëpunimit me “Etno Engjujt” për klipin “Shake it”. Këngëtarja kosovare e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë këtë verë gjithmonë e më shumë ftesa për të kënduar në club-et e natës në jug të vendit dhe në Tiranë.

Por gjatë performancave në mesnatë jo gjithçka shkon ashtu si duhet. Genta që ra në sy për stilin e flokëve gërshet ka pasur një incident me veshjen, pasi në një moment i ka dalë komplet gjoksi nga lëvizjet që bënte në skenë. 32 vjeçarja e rritur në Çikago, së fundi është komentuar nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë kritikuar për ndërhyrjet e shumta estetike që ka bërë në fytyrë. Këngëtarja e ritmeve pop, r&b dhe dance, e cila është aktive në muzikë që nga viti 2003, është kritikuar kryesisht për fryrjen e ekzagjeruar të buzëve.