Aktualitet

Gazetarja thumbon POLITIKANËT: Të gjithë dhanë ç’munden populli e artistë, asnjë politikan s’futi dorën në xhep

By vizionc

November 27, 2019

Gazetarja Fatma Haxhialiu ka thumbuar politikanët, të cilët përveç akuzave dhe propagandave, nuk kanë dhuruar donacione për njerëzit e prekur.

Në një postim në Facebook, Fatma thotë se qytetarët e thjeshtë, artistët dhe ndërkombëtarët janë mobilizuar, por theksoi se deri më tani s’kemi dëgjuar për ndonjë nismë apo donacion nga politikanët.

“Populli eshte mobilizuar per te ndihmuar familjet e prekura nga termeti, artistet po ashtu kane bere donacione bujare edhe miqte e Shqiperise po ashtu…ndonje politikan nuk degjuam te ndermarre ndonje mbledhje fondesh me shoket, me leket e xhepit i kishit bere 1 milion euro deri tani”, shkruan Fatma.