Gazetarja provokon avokatin: Tahiri ishte thuajse në lot! Maks Haxhia: Kjo është...

Gazetarja provokon avokatin: Tahiri ishte thuajse në lot! Maks Haxhia: Kjo është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina…

395
0

Gazetarja Klodiana Lala ka marrë në intervistë avokatin e ish-minstrit Tahiri,  Maks Haxhia duke i bërë edhe një pyetje provokuese.

“Ne e pamë zotin Tahiri thuajse në lot teksa kërkoi pafajësinë dhe i tha trupit gjykues: “E drejta ju përket vetëm juve dhe unë do pres verdiktin tuaj”, i tha Lala.

“Unë s’pashë të dilnin lot. Tahiri ka treguar se është burrë mbi burrat ka lënë mandatin për ketë punë”, thha Haxhia më tej

Pjesë nga intervista:

Haxhia: Edhe pse i kishte të gjitha agrumentat ligjore bazuar në vendimin e Katanias që duhet ta pushonte menjëherë cështjen. Në kushtet e këtij procese, që është në vërtetë, një proces që kërkonte përqëndrim dhe investim. Gjej rastin të falenderoj edhe Tahirin që kishte jetën e vet në këtë proces, i cili paraqiti një sërë provash dhe argumentash. Dua të them që është fat se Tahiri akuzohet për 3 vepra penale tej mase të rënda.

Gazetarja: Prokroria thotë se Tahiri i ka shitur makinë e tij Habilajve. A nuk është ky një implikim?

Haxhia:Vepra penale ka disa korniza juridike. Gjykata është e detyruar në zbatimin e interepretimit juridik. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Aq më tepër sic është Artan Habilaj që nuk është me presedentë. Problemi ëhstë se një ish ministër i Brendshëm akuzohet për tre akuza të rënda, si mund të akuzosh ti për shitjen e një makine që e ka blerë vëllai i të akuzuarve. Është detyrimi juridik dhe absolut i akuzës që të tregojë se përvec se të akuzojë edhe të provojë. Si e kanë kryer, me kë kanë bashkëpunuar. Në proces është provuar se Tahiri që në momentin që ka marrë detyrën si ministër, ka bërë tre kallëzime ndaj Habilajve.

Gazetarja: Këtu doja të ndalsha, ka dy vite që vazhdon gjyqi. Ju si mbrojtje mund ti kishit paraqitur edhe më herët. Kur ka qenë problemi ka pasur përplasje mes institucionesh?

Haxhia: Të mos të spostohemi. Tre prokurorë të Krimeve të Rënda i janë drejtuar komisionit të mandateve për Saimir Tahirin. Të tre këtë prokurorë për të hequr çdo aludim se ishin me ngarkesa politike, thanë “neve kemi sjellë këtu dhe kemi ardhur të na jepet leja për tju drejtuar vetëm mbi bazën e letrave të Italisë’.Prokuroria tha, jemi ne që e kemi nisur në 2016. Kjo është e provuar se sot për ta konkretizuar këtë mbojtje iu referuan shkresave. Po kjo prokurori që sot i sjell të pamndehur, e bllokon çështjen dhe e hap pas 4 muajve.

Gazetarja: Tahiri gjatë gjithë kohës ka thënë se procesi ndaj tij është i montuar politikisht. Ndani të njëjtin mendim?

Haxhia: Kurrë nuk kam ngatërruar profesionin tim me politik. Unë mbrojtjen e time e kam zgjedhur ta bëj në procesin juridik

Gazetarja: Tahiri e ka përmeduar Ramën, cfarë mesazhi kërkon të japë?

Haxhia: Shiko ca realitete kanë edhe pjesë të humorit brenda

Gazetarja: Nuk besoj se është rasti i Tahirit…

Haxhia: Ai tha kështu lidhur me një episod që flasin me njëri-tjetrin dhe thonë jam me shefin e madh. Tahiri u tha si aludoni ju që jam unë ‘shefi i madh. Aq ta apasionuar jeni të më bëni mua përhjegjës, dhe unë paskam qenë në një drekë, ndërkohë unë atë ditë kam qenë ne Bruksel me Klajda Gjoshën dhe më pas kam ardhur dhe kam qenë me kryeministrin. Tani kush është shefi i madh jam unë. Në krim nuk jam unë. Se provohet që nuk jam dy copash. Shefi i madh dihet kush është i politikës

Gazetarja: Ne e pamë zotin Tahiri thuajse në lot teksa kërkoi pafajësinë dhe i tha trupit gjykues: “E drejta ju përket vetëm juve dhe unë do pres verdiktin tuaj”

Haxhia: Unë s’pashë të dilnin lot. Tahiri ka treguar se ëahtë burrë mbi burrat ka lënë mandatin për ketë punë.

Gazetarja: Thashë, thuajse në lot…

Haxhia: Natyrisht një gjendje emocionale se vihet në gjykim jeta e tij. Në vend të priste vlerësim për punën si ish-ministër vihet përballë akuzave të rënda dhe më e rendësishmja që të vë ne emocione është se ti nuk më sjell asnjë provë.

Të akuzosh ish-ministrin e brendshëm për gjëra aq të rënda, e mos sjellësh asnjë provë… kjo është jo të qash por të ulërasësh, të hipësh mbi tavolinat e gjykatës….

Kam një mesazh të sinqertë e të rëndësishëm, ftoj politikanët, të bëjnë kujdes kur implikojnë politikisht bazuar në biseda të tilla telefonike sepse ajo që më shqetëson mua është precedenti.