Gazetarja e huaj denoncon mashtrimin që iu bë në Shqipëri nga një...

Gazetarja e huaj denoncon mashtrimin që iu bë në Shqipëri nga një sekretar shtypi

506
0

Një gazetare e huaj Lily Lynch ka rënë pre e një personi që hiqej si investitor, i cili duket se i ka zhvatur asaj para dhe e ka mashtruar. Gazetarja shkruan në Twitter se u mashtrua prej një sekretari shtypi që punon për një deputet dhe autor ballkanas.

 

Për personin që ka mashtruar gazetaren Lily Lynch, thuhet se ka qenë drejtor i fushatës së Rudina Hajdarit.

 

“Siç disa e dinë, unë u kontaktova nga një “investitor” në 2017-ën dhe u zhvendosa në Shqipëri për të punuar me të. Ishte mashtrim. Humba paratë edhe besimin te të tjerët. Rezulton se ai ishte një sekretar shtypi për një deputet dhe autor ballkanas. Sigurisht ajo është e lidhur me Jasmin Mujanovic”, u shpreh gazetarja Lily Lynch.

 

Në postimin e gazetares ka komentuar edhe vetë Rudina Hajdari, e cila prej komentit të saj duket se është mashtruar gjithashtu prej këtij personi që punonte si sekretar shtypi.

 

“Kjo lidhje është fantastike. Pse një ish-deputet i PD-së vepron si sekretar i shtypit i presidentit shqiptar për @JasminMuj dhe thotë se do të shpjegojë të hënën arsyetimin e tij? @pack_doris Ju rekomandoj të lexoni “Hunger and Fury”. Libër i jashtëzakonshëm”, reagoi Rudina Hajdari.