
Gazetari Taulant Kopliku ka “shpërthyer” me anë të një postimi ndaj atyre që ai i quan “tipa të showbiz-it”, pasi sipas tij ata bëjnë video morali për të qëndruar në shtëpi, dhe pastaj shfaqen të pashqetësuar nëpër resorte bregdeti.
Kopliku shprehet se është e papranueshme të shohësh foto e tyre çdo ditë nëpër portale, pasi ata e “ndajnë javën sa në bregdet e sa në Tiranë”, pa u shqetësuar nga policia kur bëjnë 50 deri në 150 kilometër nga Tirana, duke shfrytëzuar statusin e tyre.
“Eshte e papranueshme, te shohesh çdo dite neper portale, fotot ketyre tipave te showbiz-it, qe shfaqen te pashqetesuar neper resorte bregdeti. Te njejtit qe bejne video morali nga shtepia, duke i mesuar hallexhinjve sesi te rrijne mbyllur. Dhe nuk eshte se qendrojne me kohe te plote atje por e ndajne javen sa ne bregdet e sa ne Tirane. Por skandalozja eshte se keta aristokrate te rinj te atËdheut tone te dashur, bejne 50 apo 150 km nga Tirana drejt destinacioneve turistike, pa u bezdisur aspak nga nje polici “strikte” e cila gjobit edhe nje qen apo mace qe sheh ne rruget e qyteteve”, shkruan Kopliku në statusin e tij.