Gazetari gjerman ‘plas’ bombën: Nesër përgjime të reja në lidhje me...

Gazetari gjerman ‘plas’ bombën: Nesër përgjime të reja në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri

330
0

Gazetari gjerman, Peter Tiede ka paralajmëruar se nesër do të publikojë përgjime të reja në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri.

Gazetari i cili tronditi themelet e qeverisë me përgjimet e tij, duket se nuk do ndalet me aq.

Peter është një ndër personazhet më të komentuar prej ditësh në Shqipëri për shkak të publikimeve të videon skandaleve që lidhte Vangjush Dakon në mënyrë direkte me Avdylajt në lidhje me blerjen e votave.

Herën e parë ai publikoi 6 video përgjime.

Sipas informacioneve Peter Tiede do të serviri  16 përgjime q137 kanë të bëjnë me blerjen e votave në Shqipëri në vitin 2017

Në përgjime e para dilin lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit krimial, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.