Gazetari Çani: Transmetimi live i operacioneve të policisë mund të ndajë edhe...

Gazetari Çani: Transmetimi live i operacioneve të policisë mund të ndajë edhe çiftet sepse…

362
0

Gazetari i njohur Ariann Çani hodhi disa batuta në Open në Top Channel teksa po transmetohej një operacion i policisë live.

Çani tha se transmetimi live i këtyre operacioneve mund të ndikojë në ndarjen e çifteve.

 

‘Shikoni ka diçka negative tek transmetimi live i operacioneve të policisë. Ai shoferi mund të jetë me të dashurën, televizioni transmeton live operacionin e policisë, e shikon gruaja dhe pastaj ndahen’- tha Arian Çani me shaka.

 

Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e kundërshtoi transmetimin live të operacionit të policisë duke e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut.