Gazetari Artan HOXHA kalon covid-19 dhe shkruan: U mundova 8 muaj të...

Gazetari Artan HOXHA kalon covid-19 dhe shkruan: U mundova 8 muaj të mos infektohem, nuk ia dola, ruhuni, ishte një përvojë sfilitëse (PËRJETIMI I GAZETARIT)

499
0

Gazetari Artan Hoxha ka kaluar covid-19 dhe deklaron se ishte një përvojë “aspak mbresëlënëse”.

“Pas dy javësh të trazuara në betejë individuale dhe familjare, e përballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë që rëndom po cilësohet si virusi I shekullit” shkruan Hoxha që e ka kaluar me sukses këtë eksperiencë.

“Ishte një përvojë sfilitëse dhe e lodhshme” vazhdon Hoxha në postimin e vet, duke treguar se në këtë moment gjithë vëmendja duhet të shkojë për falenderim për bluzat e bardha. “Gjendesh në një shkretëtire të frikshme, mes teje dhe krijuesit. Aty të vetmit engjej mbrojtës, për dreq, nuk janë propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e ditës që të fut jo vetëm të dridhurat, por edhe panikun” shkruan gazetari Hoxha.

“Eshtë në zgjedhjen tuaj të lire të besoni ose jo, ta neverisni propagandën e shëmtuar te pushtetit dhe panikun e pakënaqësise të opozites në betejen e saj për pushtet. Unë u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot. Bëni kujdes, ruhuni për shëndetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer.

Covid19 nuk eshte një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët e vënë përfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses. Jeta e çdo njerit prej jush është shumë e shtrenjtë…Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital. Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid19…”, shkruan Hoxha që e ka përfunduar këtë eksperiencë.