Aktualitet

Gazeta britanike: Asnjë vend nuk ka prodhuar aq shumë kanabis sa Shqipëria…

By vizional

October 13, 2019

Gazeta prestigjoze britanike “Express”, në një artikull të sajin me autor gazetarin Matt Drake, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Gazeta, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan ndër të tjera se, shtetet anëtare të Unionit po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik.

Gazetari shkruan se: “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.

Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, shton ai.

Gazetari citon “Financial Times”, e cila në vitin 2017 do të shprehej se, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria.

Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”, shkruhet në artikull.